Botapress, 9 Qershor – Kryeminsitri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar menjëherë pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit se dialogu me Serbinë nuk do të jetë prioritet i qeverisë së tij. Madje, dialogun ai e renditi si prioritet i 6 apo i 7 i qeverisjes së tij, shkruan Botapress.
Në një takim të mbajtur më 5 maj të këtij viti në Bruksel me c’rat u takua me krerët më të lartë të BE-së, Presidenten e KE- Ursula Van der Leyen si dhe shefin e diplomacisë evropiane Joseph Borel, kryeministri kosovar tha se dialogu nuk do te ndodhe në muajin e ardhshëm, duke aluduar në muajin qershor të këtij viti, me arsyetimin se ” Dialogu i ardhshëm me Serbinë duhet të përgatitet mirë më përpara dhe i bazuar në principe të qarta” tha Kurti pas këtyre takimeve.
Në ndërkohë, duket se Albin Kurti është detyruar ta ndryshojë renditjen e prioriteteve të tij, duke e avancuar dialogun si prioritet i prioriteteve.
Në fakt, po bëhen gati 100 nga qeverisja e Albin Kurtit dhe përvec shkarkimeve dhe emërimeve të bordeve të Agjencive të Pavarura, nuk kemi parë të jetë implementuar ndonjë prioritet i paralajmëruar i Kurtit.
Madje as procesi i furnizimit me vaksina anticovid dhe vaksinimi i popullatës nuk ka shkuar me ritëm të paralajmëruar nga kryeministri Kurti, duke mbetur kështu në mëshirën e donatorëve të huaj për furnizim me vaksina anticovid.
Paralajmërimi i takimit me presidentin serb Aleksandër Vuciq më 15 Qershor, tashme e ndryshon agjendën e prioriteteve të Albin Kurtit. Dialogu nuk është më prioritet numër 6 apo 7 por prioritet numër 1.
Ky fakt jep të kuptojmë se kryeministri i Kosovës nuk ka arritur t’i rezistojë presionit ndërkombëtar për fillimin sa më parë të procesit të dialogut. Madje BE- dje ka demantuar Kurtin se do të ketë një proces të ri të dialogut duke ia rikujtuar se dialogu është vazhdimësi e një procesi të filluar më parë nga BE-ja.
Se cka do të ndodhë më 15 Qershor, në përballjen e parë Kurti- Vuciq mbetet të shihet në ditët në vazhdim por se dialogu tashmë është prioritet i prioriteve të Qeverisë Kurti, këtë nuk mund ta mohojë as vetë i pari i Qeverisë, Albin Kurti, shkruan Botapress.