Botapress 9 Qershor – Të martën më 15 qershor dot ë mbahet takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Zëdhënësi për Politikë të Jashtme I BE-së, Peter Stano në një konferencë për media ka konfirmuar se takimi i nivelit të lartë, Kurti-Vuçiq do të mbahet më 15 qershor në Bruksel.
“Mund të njoftoj se raundi tjetër i dialogut i ndërmjetësuar nga BE-ja do të mbahet të martën e ardhshme më 15 qershor, ku do të takohen presidenti Aleksander Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti. Këto takime do të ndërmjetësohen nga kryediplomati Josep Borell dhe Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak”, ka thënë Stano.