“Te unë do të gjeni partnerin që nuk e keni pasur asnjëherë”, si e gënjeu Kurti Rrahman Jasharajn në takimin e famshëm

Në vitin 2019 Kuvendi i Kosovës votoi qeverinë e re të udhëhequr nga kreu i Vetëvendosjes (VV), Albin Kurti, partia e të cilit grumbulloi më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit të vitit 2019.

Kurti para se të zgjidhej kryeministër, gjatë fushatës së zgjedhjeve të tetorit të 2019-ës, kishte mbajtur takim me Organizatat Sindikale, ku prezent ishte edhe Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut.

Gjatë asaj kohe Kurti kishte thënë se sindikatat duhet të forcohen dhe të drejtat e punëtorëve të mbrohen më së miri.

“Ne duam që sindikatat të forcohen sepse të drejtat e punëtorëve mbrohen më së miri kur sindikatat janë të fuqishme e sindikatat e fuqishme i mbrojnë punëtoret nga arbitrariteti i punëdhënësit, duke përfshirë edhe shtetin si punëdhënës”, kishte thënë Kurti.

Madje ishte vetë Albin Kurti ku iu ishte drejtuar organizatave sindikale se tek qeveria e tij do t’a gjejnë partnerin që nuk e kanë pasur asnjëherë me asnjë nga Qeveritë e pasluftës.

“Unë ju falënderoj shumë për durimin duke theksuar edhe një herë se tek unë, tek qeveria jonë do të gjeni partnerin që nuk e keni pasur asnjëherë me asnjë qeveri në këto vitet e pasluftës, e jo vetëm të pas shpalljes së pavarësisë”, kishte përfunduar fjalimin e tij Kurti në vitin 2019 përpara Rrahman Jasharajt.

Por që ky i fundit deri më tani ende nuk e ka gjetur partnerin për t’ia plotësuar kërkesat që është duke i kërkuar vite me radhë, sepse Kurti nuk arriti që t’a mbajë premtimin që i’a kishte dhënë në vitin 2019.

SBASHKU po vazhdon grevat ndaj paknaqësive për pagat e mësimdhënësve, duke i dalë kundër edhe Ministrisë së Arsimit e cila ka njoftuar se janë bërë përgaditjet për vitin e ri shkollor që të fillonte dje (1 shtator 2022), por që nuk ndodhi ashtu, sepse SBASHK-u nuk po dorëzohet dhe greva është duke vazhduar.

Greva e mësimdhënësve është duke nxitur reagime të shumta pas vendimit të Qeverisë Kurti kur Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati para disa dite deklaroi se të gjithë punonjësit që janë në grevë nuk do të paguhen nga shteti.

Kurse gjatë ditës së sotme Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka njoftuar për Gazetën se niveli qendror ka bërë thirrje që deri më 5 shtator pagat të dalin, në të kundërtën do të ndërmarrin hapat tjerë ligjorë.

“Shqetësim ishte edhe pagesa parciale e pagave ndaj shërbyesve civil. Duhet theksuar që në nivelin lokal, pagë nuk kanë pranuar as kryetarët e Komunave, as nënkryetarët, as drejtorët komunal e as zyrtarët tjerët komunal. Pagë nuk kanë pranuar as punonjësit e Qendrave për Punës Sociale e kështu më radhë. Pra ky është një dallim që është bërë nga niveli qendror dhe ky dallim në paga po ndodh për herë të parë në Kosovën e pasluftës. Kryetarët kanë bërë thirrje që deri më 5 shtator, pagat të dalin, përndryshe kryetarët e Komunave janë zotuar që do të mbajmë edhe një takim dhe do të shohim për veprimet e mundshme ligjore”, tha Ibrahimi.

ngjashme