Borussia Dortmund dhe Real Madrid do të luajnë në finalen e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, në Wembley të shtunën e 1 qershorit.
Skuadra e Carlo Ancelottit ka ngritur trofeun më të mirë kontinental të Evropës në 14 raste, shtatë më shumë se çdo ekip tjetër në histori. Në rrugën e tyre qëndron Borussia Dortmundi, që luan në finalen e tretë në këtë garë dhe e ka fituar vetëm njëherë.
Klubi i Bundesligës ishte fitues në sezonin 1996-97 kur mposhti Juventusin 3-1 për titullin e tyre të vetëm të Ligës së Kampionëve.
Gjithçka rreth kësaj ndeshje mund t’i gjeni në Telegrafi.com, ku minutë pas minute do t’iu mbajmë të informuar.
Borussia Dortmund publikon formacionin zyrtar
Borussia Dortmund dhe Real Madrid do të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley të Londrës.
Milionerët gjerman vijnë në finale pasi eliminuan ekipe si PSG dhe Atletico Madrid.
Trajneri Edin Terzic ka vendosur të luajë me emra si Karim Adeyemi, Julian Brandt, Jadon Sancho dhe Niclas Fullkrug.