Jemi në gjysmën e edicionit të 14-të të Manifesta në Prishtinë dhe energjia e atmosfera e mirë në qytet po vazhdon.
Përgjatë kësaj kohe Manifesta 14 shënon në të gjitha hapësirat dhe eventet e saj mbi 70.000 vizita, si dhe kanë vazhduar mirënjohjet nga media të ndryshme. Kjo ngjarje jo vetëm ka vënë në plan të parë skenën e artit dhe kulturës së Prishtinës, por ashtu siç shkruan dhe Mousse Magazine “Manifesta 14 ndoshta është edhe më e suksesshme në rrënjësimin e qasjes kuratoriale afatgjatë e të udhëzuar nga komuniteti.”
Shtatori është përplot evente, prej atyre me natyrë gastronomike në Qendrën për Praktikë Rrëfyese e deri tek lojëra për fëmijë nëpër qytet. Ne mezi presim të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja në javët në vijim në Prishtinë.
Programi i Manifesta 14 Prishtina vijon të mbahet në të gjitha hapësirat me ekspozita, evente e ndërhyrje që janë të hapura prej të martës në të diel, duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 20:00.
Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected]
Tel: +383 38 742 282
Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.
Partnerët: