Gjatë ditës së nesërme do të ketë mot me diell, por që pasdite priten reshje dhe bubullima.Fillimisht kryesisht me diell. Gjatë ditës do të ketë zhvillime të vransirave, e më vonë pasdite priten mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 25C, e në vise malore 8C deri 19C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare fillimisht nga jugperëndimi 4-10m/s, e nga pasditja prej verilindjes, njofton Prishtina Weather.
Indeksi UV në vlera të larta, ndaj edhe në këtë rast orëve të mesdites preferohet qëndrim më i reduktuar në rreze të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira. /Botapress/