Në vitin 2019 gjatë kohës sa Lëvizje Vetëvendosje ishte në opozitë, përkrahte grevat e sindikatave dhe të mësimdhënëseve. Në përkrahje të grevave në atë kohë kishte qenë edhe Arbërie Nagavci e cila tash është ministre e Arsimit në Qeverinë Kurit II.
Nagavci në vitin 2019 kishte drejtuar gishtin kah qeveria, duke thënë se greva që s’e deshën as vetë arsimtarët kishte ardhur si rezultat i keqqeverisjes, raporton Express.
Megjithatë pas ardhjes në pushtet kanë ndërruar gjërat. Tashmë Qeveria Kurti i kërcënon sindikalistët dhe arsimtarët se do t’iu ndalen pagat nëse dalin në grevë.
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Financave, institucion ky nga i cili ka dalë emaili ku kërkohej evidentimi i atyre që do të dalin në grevë me qëllim të ndaljes së pagave.