Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiut për mënyrën sesi po e drejton Ministrinë e Drejtësisë.
Teksa Tahiri po fliste në Kuvend, për një moment tha se “nuk munden të bëjnë vetting me “një njeri e keni pasur të ditur në Ministrinë e Drejtësisë, edhe ajo ju ka lanë është profeshoresha Anita Shala. Me një bandit zëvendësministër që e keni e që është i akuzuar për fajde e haraç me këtë po doni me bë vetting”, ka akuzuar Tahiri.
Tahiri nuk e përmendi emrin e zëvendësministrit, por nga raportimet e mëhershme bëhet fjalë për Blerim Shallahu,.
Mediat kishin raportuar se vëllai i Sallahut merrej me fajde.
Por më 4 korrik 2021, Sallahu kishte thënë se nuk jeton më vëllain.
“Lidhur me procesin gjyqësor ndaj vëllaut tim, e ndiej për obligim të sqaroj se: Rasti i përfolur është i vitit 2012. As atëherë e as sot unë nuk jetoj e nuk kam jetuar me vëllaun. Në periudhën në fjalë, madje nuk kam qenë fare as në Kosovë, me ç’rast kam qenë për studime jashtë vendit”, kishte shkruar Sallahu në Facebook. /Botapress.info/