Tomas Szunyog, ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, ka reaguar rreth tragjedisë në Pejë, ku për shkak të vërshimeve që ndodhën në këtë qytet mbrëmjen e djeshme, humbën jetë një nënë me të birin e saj.
Szunyog, në reagimin e tij të bërë në Twitter, është shprehur thellësisht i pikëlluar nga vdekja e këtyre dyve. Po ashtu, ai ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve.
Varrimi bëhet nesër: Këta janë nënë e bir që humbën jetën pas vërshimeve në Pejë
Ambasadori është shprehur falënderues edhe ndaj reagimeve të para, Policisë dhe FSK’së.
“I pikëlluar thellësisht nga humbja tragjike e dy jetëve nga përmbytjet në Pejë mbrëmë. Ngushëllime të përzemërta familjes së viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve dhe shërim të shpejtë të zonës së prekur. Falënderoj reagimet e para, policinë dhe FSK-në”, ka thënë ai. /Botapress.info/
Deeply saddened by the tragic loss of two lives due to flooding in Peja/Peć last night. Heartfelt condolences to the family of the victims, speedy recovery to the injured &prompt recovery of the affected area. Thank you to the first responders, the police & KSF. 🇽🇰 🇪🇺
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) June 25, 2023