Analisti Valon Syla ka treguar në Facebook-un e tij për një bisedë që ka pasur me një gazetar serb në veriu i Kosovës.
Syla ka thënë se ai e ka uruar për zgjedhjen e Talat Xhaferi si kryeministër në Maqedoninë Veriore.
Më tej, Syla thotë se gazetari serb ia ka përmendur punë e Asociacionit.
“I thash, urime edhe ty Talati në Maqedoni, e për Associoacion thuj Albinit e Vucicit. Për mu, cila do zgjidhje qe e mbyll temen Kosovë Serbi përgjithmonë, dhe është e pranueshme per dy palët natyrisht se e pranoj dhe mbeshteti.” – ka shkruar Syla.
Shkrimi i plotë:
Nje gazetar serb nga Veriu më thirri edhe më uroi sot për Talatin në Maqedoni…
Më tha ju shqiptarët me mujt krejt Pushtetin në Maqedoni të Veriut e merrni, e neve as associacion këtu në Kosovë s’na jepni.
I thash, urime edhe ty Talati në Maqedoni, e për Associoacion thuj Albinit e Vucicit. Për mu, cila do zgjidhje qe e mbyll temen Kosovë Serbi përgjithmonë, dhe është e pranueshme per dy palët natyrisht se e pranoj dhe mbeshteti.
Ndërsa, sa për mendim personal, nuk u çela fort se po preken tani.