Gazetari dhe publicist, Valon Syla, ka publikuar sot një fotografi ku shihet babai i tij së bashku me ish presidentët Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Botapress.
Syla ka thënë se kjo fotografi është shkrepur në ditën kur kishte nisur punën blloku B2 në termocentralin Kosova B, por atëherë s’kanë bërë hallvë ka ironizuar në fund.
“Baba jem Agim A. Syla kur e ka startu bllokun në Kosova B, në vitin 2000… por atëherë, nuk qitshin hallve”, ka shkruar Syla në llogarinë e tij në Facebook. /Botapress.info/
Më poshtë keni postimin e Sylës në Facebook.