Me krizën energjetike që ka kapluar Kosovën dhe që pritet të thellohet edhe më tej në dimër, Valon Syla ka kritikuar politikën kosovare që i ka dëgjuar interesat e lobit të importit të energjisë i cili ka qenë i ashpër kundër ndërtimit të një termocentrali të ri në vendin tonë. Gazetari argumenton se po të vazhdohej përpara me këtë projekt, sot Kosova do të ishte në gjendje shumë më të mirë ekonomike dhe do të ishte ‘boss’ regjional i energjisë.
Madje Syla tërheq edhe një paralele me autostradën ‘Rruga e Kombit’, për të cilën Kosova këshillohej të mos e ndërtonte, por e bëri.
“Edhe për autostradë kanë thonë mos e boni, por e kemi bo. Tash po na thojnë BE’ja qe paret ndreqeni edhe hekurudhën”, shkruan Syla në Facebook.
Gazetari Syla e pranon se ndërtimi i një termocentrali nuk është gjë e lehtë, mirëpo Kosova duhet të sigurohet pas konfliketeve në Europën Lindore.
“E di që është problem, por me këtë Rusi, e me këto konflikte në Evropên Lindore, Kosova duhet ti ketë kepët e veta nër kry. Energjia është edhe siguri edhe ekonomi. As telefonat s’po na bojnë qysh duhet, se le mo senet tjera”, thotë ai.
Në fund, Valon Syla bën thirrje për biznismenët që të gjejnë një konzorcium ndërkombëtar që do ta mundësonte ndërtimin e një termocentrali të ri./Botapress.info/