Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka një sugjerim për PSD’në, si organizatore e protestës e cila u mbajt sot, duke thënë se herën tjetër është më mirë që t’i shërbehet policëve me sandviç e çaja të nxehtë dhe jo shuplaka si ajo e Dardan Molliqaj, sepse kjo tregon që jeni njëjtë si Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Botapress.
Syla ka thënë se shuplaka e Dardan Molliqajt ndaj policisë tregon se janë të njëjtë si Lëvizja Vetëvendosje, që janë demagog, dhe të dhunshëm.
“Me një opozitë serioze, se me shpulla si kjo e Dardan Molliqajt, kallxon që ju jeni një brum… që jeni demagog, të dhunshëm, edhe që kopallat i keni njejtë si Vetëvendosja… veç për pushtet e keshit pasë. Po shihet”, ka shkruar Syla.
Ai ka theksuar se edhe policëve do i shtrenjtohet rryma.
Postimi i plotë:
Tjera herë kish me qenë mirë të merrni sendvicha e çaja të nxehtë, nëse është ftohtë me ju dhënë policëve kur protestoni… kjo e kish bo dallimin, me Vetëvendosjen. Me një opozitë serioze, se me shpulla si kjo e Dardan Molliqajt, kallxon që ju jeni një brum… që jeni demagog, të dhunshëm, edhe që kopallat i keni njejtë si Vetëvendosja… veç për pushtet e keshit pasë. Po shihet.
Se edhe policëve ka me ju shtrejtu rryma si juve o papaka./Botapress.info/