Gazetari Valon Syla në shkrimin e tij të fundit thumbues për vazhdën e dështimeve e vlerësoi këtë qeveri si të zhveshur tërësisht e të ngelur vetëm në parulla që i besojnë vetëm mbështetësit fanatik, madje edhe këtyre ua caktoi me tallje një afat se kur do kthjellen, transmeton Botapress.info
Syla në komentin e fundit i ra shkurt çështjes e troç si kontabilist. Sa e kush përfitoi nga kjo qeverisje, e kush pësoi.
“Vetëvendosje ka mbet vec propagandë. A ja pa dikush hajrin Albin Kurtit përpos Luan Dalipit… keta tjerët ranë në burg.”
Sa është dëmi e përllogariti Syla me një indikatorë të thjeshtë politik. SHBA dhe BE i kanë vënë Kosovës masa ndëshkuese. Lista e shteteve nën masa ndëshkuese nuk është edhe aq e gjatë në Europë, e definitvisht nuk je në shoqëri të mirë me atë listë.
“Ndërsa, na jemi nën sankcione ekonomike dhe politike nga Amerika, Britania, Gjermania, Franca dhe Italia dhe vendet anëtare tjera të Bashkimit Evropian. Paramendo, vetëm Kosova, Serbia, Rusia dhe Republika Srpska janë në sanksione në hartën e Evropes, nga miqte tanë më të mirë. Mos e harroni këtë dhe mbane në mend.”
Tutje, Syla nuk mund pa e mbyllur me batutë e ngacmoi më besnikët e VV duke iu treguar se kur do kthjellen siç e sheh ai. Apo ndoshta eedhe po paralajmëron ndonjë zhvillim në atë datë.
“A jeni ngi Vetëvendosje? Hala ju vynë. Qaty dikun kah 20 tetori filloni e kfilleni”./Botapress.info/