• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Sveçla reagon pas incidentit në Leposaviq: Dhuna ndaj policëve tanë nuk do të tolerohet

nga Bota Press
23 Janar, 2023
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Policia e Kosovës tha se gjatë së hënës në Bistricë të Leposaviqit ka shtënë me armë zjarri drejt një veture, pasi ajo nuk është ndalur për kontroll.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se dy personat që ishin në veturën në fjalë, qëllimisht goditën automjetin e Policisë së Kosovës.

“Jemi të brengosur thellë për incidentin e fundit në Leposaviq. Dy persona me veturë tentuan t’i shmangen postbllokut policor. Ata kanë goditur me dashje veturën e Policisë së Kosovës dhe kanë vënë në rrezik jetën e policëve”.

 

Arrestohen 9 zyrtarë për mashtrim dhe keqpërdorim të pozitës, bëhet fjalë për 300 mijë euro

Sipas Sveçlës policët u detyruan të shtiejnë në drejtim të kësaj veture për të neutralizuar situatën.

“Policët e PK-së janë detyruar të qëllojnë në drejtim të automjetit për të neutralizuar situatën”, shtoi ai.

Ministri i Brendshëm tha se Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar një hetim për ngjarjen.

“Dua të jem i qartë: asnjë formë dhune ndaj policisë sonë nuk do të tolerohet”, vijoi tutje Sveçla.

Sipas tij mbrojtja e qytetarëve dhe zbatimi i ligjit është prioriteti ynë kryesor.

Ndërkohë  e ashtuquajtura zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë tha se një pjesëtar i komunitetit serb është plagosur nga të shtënat e policisë.

Shefi i kësaj zyreje Petar Petkoviç tha se i plagosuri M.D. është transportuar me urgjencë në spitalin e Kralevës, në jug të Serbisë. Ai tha se njësitë policore kanë qëlluar mbi makinë me të cilën po udhëtonin dy qytetarë serbë “vetëm sepse ata nuk kanë dashur të lejojnë që policia t’i keqtrajtojë pa asnjë arsye”.

Nga ana tjetër Lista Serbe ka kërkuar largimin e njësive Speciale nga zonat e banuara me shumicë serbe.

Tags: policXhelal Sfeqla

Të ngjashme

Ekskluzive

“Më jepte dhurata deri në 1 mijë dollarë, përdorte makinat e FBI për të bërë seks”, kush është gruaja që ‘fundosi’ McGonigal

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Lajme

Milaim Zeka ka një pyetje për ata gazetar mercenarë, që s’lanë b***ë politikani e biznesmeni pa lëpirë

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Botë

Aksident mes autobusit dhe kamionit në New Jork, gjashtë të vdekur

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Lajme

“Kuku u kallëm krejt” – Reagon Artani teksa Melisa zhvesh bluzën

nga Bota Press
29 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • “Më jepte dhurata deri në 1 mijë dollarë, përdorte makinat e FBI për të bërë seks”, kush është gruaja që ‘fundosi’ McGonigal
  • Milaim Zeka ka një pyetje për ata gazetar mercenarë, që s’lanë b***ë politikani e biznesmeni pa lëpirë
  • Aksident mes autobusit dhe kamionit në New Jork, gjashtë të vdekur
  • “Kuku u kallëm krejt” – Reagon Artani teksa Melisa zhvesh bluzën
  • Zbutet pak Vuçiqi: Kemi nevojë për paqe e për jetë normale…

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.