Shoqata “Roja e Kohës”, ka ftuar të gjithë qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, aktivistët dhe të rinjtë, të bashkohen në një protestë paqësore që do të mbahet sot, duke filluar nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, me marshim drejt sheshit “Skënderbeu”.
Sipas njoftimit, kjo protestë organizohet si reagim ndaj ngjarjeve të rënda të fundit që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë vënë në pikëpyetje sigurinë e jetës në vend.
“Ftojmë të gjitha mediat që të jenë të pranishme dhe të përcjellin këtë protestë qytetare, të organizuar në mënyrë të qetë dhe demokratike, në mbështetje të kërkesave për: Rritje të sigurisë publike, ashpërsim të ligjeve për armë, investime në shëndetin mendor dhe masa konkrete institucionale për parandalimin e dhunës”, thuhet në njoftim.
Pjesëmarrës në protestë do të jenë qytetarë të shumtë, organizata të shoqërisë civile, sindikata, aktivistë dhe të rinj nga e gjithë Kosova.
Ndryshe vrasja e fundit ndodhi në Kaçanik. Mbrëmjen e 1 prillit, në hyrje të banesës së tij në Kaçanik, mbeti i vrarë Muhamed Lika, pjesëtar i Policisë së Kosovës./RTK/



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku: LDK e gatshme për zgjedhje kurdo që Presidentja e vlerëson
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Shpërndarja e Kuvendit nga Presidentja, Kurti: Do ta kemi një adresim pasdite nga Kryeministria
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka
Ekskluzive Lajme
Izraeli shkatërron bunkerin nëntokësor të Khamenei-t, ja për çfarë ishte ndërtuar
Bunkeri nëntokësor i ish-udhëheqësit suprem të