Granit Plava, një ndër tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, ka deklaruar se bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, i kishte ofruar pagë 1 mijë e 300 euro në muaj për ta kryer vrasjen.
“Marrëveshja me Naimin ka qenë. Kam qenë në dijeni për veprën penale për të cilën akuzohem tash, por asnjëherë nuk ma ka treguar personin. Vetëm më ka thënë:
‘Ti duhet të marrësh përgjegjësinë dhe për dy vjet të nxjerr nga burgu. Ti e di çfarë pushteti kemi ne. Më ka ofruar para, më ka ofruar pagë 1 mijë e 300 euro në muaj, më ka ofruar veturë G-Class. I kam thënë përafërsisht cili është personi, ai më ka thënë që nuk ke nevojë me ditë, ti veç ke me marrë përgjegjësi, kinse e kam bërë unë vrasjen. Kështu e kam dhënë deklaratën në Polici, qysh jemi marrë vesh me Naimin.”
“Po të dy i njoh. Kushtrim Kokallën e njoh pak më shumë, sepse ka qëndruar më shpesh në katundin tonë, kurse Naim Murselin e kam njohur, por nuk kam pasur shumë kontakte. Vetëm kur vinte prej jashtë, vinte si ‘boss’ me kerre të mira dhe e kemi pasur privilegj me nejt me të.”



Të tjera
Lajme
Përleshje mes dy vëllezërve në Podujevë, njëri dërgohet në mbajtje
Dje në Podujevë, rreth orës 05:00,
Aktuale
Këta janë emrat e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së që shkojnë për votim në Kuvend
Pasi Komisioni Ad-hoc ka intervistuar gjithsej
Aktuale
Azemi: Kemi qenë bashkëpunëtorë të mirë me Kurtin në opozitë, ndryshoi kur erdhi në pushtet
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të