Shoqata “Roja e Kohës”, ka ftuar të gjithë qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, aktivistët dhe të rinjtë, të bashkohen në një protestë paqësore që do të mbahet sot, duke filluar nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, me marshim drejt sheshit “Skënderbeu”.
Sipas njoftimit, kjo protestë organizohet si reagim ndaj ngjarjeve të rënda të fundit që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë vënë në pikëpyetje sigurinë e jetës në vend.
“Ftojmë të gjitha mediat që të jenë të pranishme dhe të përcjellin këtë protestë qytetare, të organizuar në mënyrë të qetë dhe demokratike, në mbështetje të kërkesave për: Rritje të sigurisë publike, ashpërsim të ligjeve për armë, investime në shëndetin mendor dhe masa konkrete institucionale për parandalimin e dhunës”, thuhet në njoftim.
Pjesëmarrës në protestë do të jenë qytetarë të shumtë, organizata të shoqërisë civile, sindikata, aktivistë dhe të rinj nga e gjithë Kosova.
Ndryshe vrasja e fundit ndodhi në Kaçanik. Mbrëmjen e 1 prillit, në hyrje të banesës së tij në Kaçanik, mbeti i vrarë Muhamed Lika, pjesëtar i Policisë së Kosovës./RTK/



Të tjera
Aktuale
Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë
Të shtëna me armë janë raportuar
Aktuale
Osmani thotë se bashkëpunimi me LDK është i bazuar në dakordime e synime për Kosovën
Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa
Aktuale
Abdixhiku: Bashkimi është në interes të Kosovës
Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir