Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, tha se, nëse ka vullnet politik nga Lëvizja Vetëvendosje, edhe tri ditë do të ishin të mjaftueshme për të gjetur një zgjidhje për presidentin. Sipas saj, kandidati për president duhet të jetë i pranueshëm nga të gjitha subjektet politike.
“LDK-ja e ka përkrahur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse ka vullnet politik nga partia në pushtet, edhe tri ditë janë të mjaftueshme, e jo 34. Pra, 34 ditë janë më se të mjaftueshme për të gjetur një president ose presidente konsensuale. Nuk do të thotë që kandidati duhet të jetë partiak apo jopartiak; ai duhet të pranohet nga të gjitha subjektet politike, dhe kjo mjafton.”, tha ajo. /rtv21



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në