Më shumë se 50 për qind e amerikanëve nuk e miratojnë punën e Presidentit Biden dhe 71 për qind besojnë se kombi po shkon në drejtimin e gabuar, bazuar në një sondazhi të publikuar të dielën shkruan The New York Post, përcjellë Botapress.info.
Vlerësimet e miratimit të punës së presidentit ameriakan, Joe Biden kanë rënë që nga prilli, kur 52 për qind e përshëndetën atë dhe 39 për qind nuk e miratuan punën e tij thote një sondazhi i NBC News.
Sondazhi i fundit, i cili ndjek gjurmën e sondazheve të tjera, e “fundos” presientin Bidenin “nën ujë” me 54 për qind të amerikanëve që nuk e përkrahin dhe 42 për qind e miratojnë punën e tij.
Rezultatet e këtyre sondazheve vijnë vetëm disa ditë përpara një gare vendimtare për guvernator në Virxhinia, që do të perballen demokrati Terry McAuliffe kundër republikanit Glenn Youngkin, një garë që shihet si një barometër për zgjedhjet afatmesme të vitit të ardhshëm.
“Demokratët përballen me një opinioni i të cilit për Presidentin Biden është kthyer ndjeshëm në negativ që nga prilli,” tha anketuesi demokrat Jeff Horwitt nga Hart Research Associates, i cili kreu sondazhin me anketuesin republikan Bill McInturff të Strategjive të Opinionit Publik.
Shifrat e Bidenit po bien gjithashtu për trajtimin e tij të pandemisë së koronavirusit dhe ekonomisë në vend.
Në muajin prill, 69 për qind e amerikanëve miratuan dhe 27 për qind nuk e miratuan trajtimin e Presidentit Biden ndaj COVID, por sondazhi i fundit tregon se shkalla e miratimit ka rënë në 51 për qind dhe shkalla e mosmiratimit është rritur në 47 për qind.
Por kjo tani ka rënë në 40 përqind miratim dhe është rritur në 57 përqind mosmiratim.
Të pyetur për zgjedhjet afatmesme të vitit 2022, 47 për qind thanë se favorizojnë një Kongres të kontrolluar nga demokratët, ndërsa 45 për qind zgjedhin kontrollin e republikanëve – një normë në thelb e pandryshuar nga gushti.
Republikanët kanë avantazhe dyshifrore ndaj demokratëve për sigurinë kufitare (27 pikë përqindje), inflacionin (24 pikë), krimin (22 pikë) dhe ekonominë (18 pikë).
Demokratët kanë epërsi dyshifrore për ndryshimin e klimës (24 pikë), koronavirusin (12 pikë) dhe abortin (10 pikë).
Ka një marzh gabimi plus/minus 3.1 pikë përqindje, raporton The New York Post, përcjellë Botapress.info.