[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Tag Archives: AMERIKA

Bejtush Isufi: Antarësimi i Kosovës në OKB, gjatë Administrates së Bidenit 

    Pikërisht para dy ditëve në urimin e Presidentit Biden drejtuar Presidentit Serb, administrate  e tanishme amerikane në koherencë me politikën e jashtme amerikane i përkujtoi shtetit serb  se cfarë pritet prej tij në marrëdhënjet me Kosovën.    Përderisa Kosova po numron ditët e fundit të fushatës zgjedhore liderët e partive politike  kohë pas kohe po merren edhe me ceshtjet e politikës së jashtme dhe posaqërisht me të  ardhmen e dialogut të Kosovës me Serbinë.    Duke pasur parasysh fuqinë politike të Kosovës besoj se sa më pak që në fushta të përfshihet  politika e jashtme aq më mirë dhe më lehtë do të jetë që të drejtohet ky segment i  rëndësishëm i politikës në mandatin e ardhshëm, dhe e kundërta, sa më të polarizura të jenë  projkesionet dhe pikëpamjet rreth sajë, aq më vështirë do të harmonizohen ato në një politikë  të vetme shtetrore të Kosovës ndaj ceshtjeve të mëdha dhe strategjike në marrëdhënjet  ndërkombtare.     Në vend se të nxitohet me deklarime, mesazhe dhe propozime pompoze lidhur me të  ardhmen e marrëdhenjeve me Serbinë në funksion të ndonjë përfitim elektoral, Kosovës do ti  ndihmonte që në marrëdhënjet e saje me Serbinë të gjitha propozimet së pari të unifikohen  brenda Kosovës, e pastaj të harmonizohen me SHBA-në me qëllim që të ndërtohet një qasje e  unisuar e liderëve të Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë, sepse edhe ashtu kemi pësuar  nga mungesa e këti uniteti, ndërsa në anën tjetër mbetet detyrë urgjente që përfundimisht pas  themelimit të Qeverisë së re të intensifikohet komunikimi me Administarën e Bidenit dhe  vetëm pas harmonizimit të plotë të objektivave me sponzoruesin kryesor të pavarsisë së  Kosovës dhe  harmonizimit edhe me përfaqësuesit e BE, Kosova përfundimisht të lëvizë  përpara, drejt objektivit të saj madhor të antarësimit në OKB. Me këtë hap ajo të përmbyllë  kapitullin e sajë historik të sovranitetit dhe njohjesë ndërkombatare dhe vetëm pas kësaj  mund të projektohen objektiva tjerë të rëndësishëm të këtij shekulli.   …