Kriza energjetike e paralajmëruar nga Kryeministri Kurti po merr kuptim. Sipas informacioneve të qytetarëve, në lagjen Muharrem Fejza, në Prishtinë, pikërish në nënlagjet e kësaj rruge nuk ka rrymë që 40 orë, transmeton Botapress.info.
Prej ditës së Mërkurë, në prëj 18.20 e deri më tani nuk ka rrymë në këtë lagje. KEDS ka qenë vazhdimisht I zënë me linjën e tyre dhe pas shumë e shumë insistimeve më në fund janë përgjigjur duke thënë që nuk kanë informacion që nuk kemi rrym kaq gjatë’’- tregon një qytetar pqr gazetën Botapress.info.
Kjo është e papranueshme, është kundër të drejtës për jetë, kundër të drejtave të njëriut, ka fëmijë e pleq të sëmurë e ata nuk e dijnë që s’kemi rrymë’’- flet qytetari jashtëzakonisht I dëshpëruar. Ne këmi fëmijë dhe pleq të cilët duan përkujdesje ditore, kjo nuk është jetë, ne jemi pagues të rregull të rrymës elektrike- thonë fqinjët.
KEDS është njoftuar nga qytetarët që nuk kan rrymë ndërsa ata janë përgjigjur që nuk kanë informacion që s’ka rrymë në atë pjesë, njofton Botapress.info
Ajo çfarë po ndodhë në Kosovë, me krizën energjetikë, është një katastrofë në vete ku qytetarët po përjetojnë një situatë të njëjtë të pas luftës. Në vend se të shkojmë përpara, ne kthehemi prapa në kohë. Duhet të theksojmë se Kosova edhepse një vend i vogël, është vendi I 5të në botë me pasuri të qymyrit ndërsa Kosova në TERR!/Botapress.info/