Në qytetin e Shtimes, respektivisht në fshatin Petrovë, po tentohet që një çerdhe publike të ndërtohet në varrezat e këtij fshati, shkruan Gazeta Botapress.info
E në lidhje me këtë çështje sot në seancën e Kuvendit Komunal u zhvillua një debat, pasi që ekzekutivi i Komunës me në krye Qemajl Aliun ka në plan që në këtë lokacion që të ndërtojë një çerdhe në këtë fshat, por që lokacioni po mbetet problematik, pasi që në atë parcel ka varre.
Gazeta ka kontaktuar me Reshat Mujotën, anëtar i Kuvendit Komunal në këtë qytet, ai tha se një gjë e tillë në këtë mënyrë nuk duhet të bëhet, por duhet të gjenden modalitete tjera.
“Nuk jam kundër ndërtimit të çerdheve, por çerdhet mbi varreza nuk duhet të ndërtohen”, tha ai për Gazetën Botapress.info
E për të vërtetuar faktin se në atë lokacion ka varre, redaksia e Gazetës Metro ka kontaktuar me familjarët të cilat i paraardhësit e tyre të varrosur në këtë lokacion.
Fadil Ademaj konfirmoj se “në atë lokacion janë varret e paraardhësve tanë, dhe se konsiderojmë që çerdhja për fëmijë nuk duhet të ndërtohet mbi varreza”, tha ai.
Nga Partia Demokratike në këtë qytet konfirmojnë për Gazetën Metro se “nuk janë kurrsesi kundër ndërtimit të çerdhes në fshatin Petrovë, por që duhet të gjendet një lokacion tjetër, pasi që në atë lokacion ku është propozuar të ndërtohet kjo çerdhe, aty janë varrezat e një lagje të caktuar të këtij fshati”.
Në mbledhjen e sotme të legjislativit të kësaj komune, kryetari Aliu bëri të ditur se ky është projekt i Minsitrisë së Arsimit, dhe se institucionet komunale duhet të plotësojnë një sërë kriteresh për të fituar këtë projekt.
Edhe anëtarët e tjerë të opozitës në këtë qytet por edhe asamblistët e pavarur u shprehën një zëri se nuk janë kundër ndërtmit të çerdhës, por një institucion i tillë nuk mund të ndërtohet ku ka varre./Botapress.info/