Sipas raportit 24 orësh, është thyer muri prapa objektit dhe nga depoja janë vjedhur cigare të cilat ishin konfiskuar nga dogana pasi ishin të pa doganuara.
B.S., 41-vjeçar dhe M.Sh, 39-vjeçar, zyrtarë të sigurimit në Terminal kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi dyshohen për këtë rast.
Të dyshuarit pas arrestimit, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Botapress.info/