Kupa u mbush me mos ekzekutimin e shtesave. Zjarrfikësit kosovarë, po vlerësojnë se u shkelën ndër vite nga çdo qeveri e avazi po vazhdon njëjtë edhe me këtë aktualen.
Që kur ky ekzekutiv mori mandatin më 2021, atyre iu premtua zgjidhje e kërkesave të cilat i përsëritën edhe në fillim të këtij prilli, por pa sukses.
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, mësojeni nëse keni nevojë për çadër shiu
As plotësimi i tyre e as pranimi për takim nuk po ndodhin, e kjo gjendje e ka lodhur këtë kategori që thonë se kanë mbetur në pozitë të pa definuar.
Zjarrfikësit shpresojnë që deri më 4 maj kur është dita ndërkombëtare e tyre, kjo çështje të marrë epilog, në të kundërtën nuk ka gjë që do të ndalë për të protestuar./Botapress.info/