Orëve të para të ditës së mërkurë priten reshje lokale shiu. Pasdite të reshurat pushojnë dhe vranësirat do të shpërndahen, ku do të ketë edhe intervale me diell, parashikon Prishtina Weather, transmeton Botapress.info.
Temperaturat minimale zbresin në 7 gradë Celsius e 9 gradë Celsius, e ato maksimale paksa më të ulëta ndërmjet 13 gradë Celsius e 15 gradë Celsius.
Presidenti Erdogan dekoron ekipin e FSK-së që shpëtoi disa jetë pas tërmetit në Turqi
Pushim nga të reshurat do të kemi ditën e enjte dhe të premte, me ç’rast pritet të ketë edhe më shumë intervale me diell.
Të shtunën paraqiten sërish mundësi për reshje lokale shiu. Temperaturat minimale zbresin edhe deri në 2C ditën e enjte, e ato maksimale me një rritje graduale deri në 14C e 18C, përgjatë fundjavës. /Botapress.info/