Numri i rasteve të vajzave adoleshente të cilat mbesin shtatzënë dhe lindin fëmijë, është mjaft shqetësues në vendin tonë. Kjo pasi që shtatzënia në moshën e adoleshencës, mund të sjellë rreziqe për shëndetin si për nënën e re, ashtu edhe për fëmijën. E këto raste shpesh ndodhin si pasojë e bashkëjetesës me persona të rritur, të cilët ndonëse dinë moshën e re të viktimave, krijojnë lidhje dashurie dhe intime me to.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Fushë Kosovë, ku një vajzë pak ditë më parë është bërë nënë për herë të parë në moshën 16-vjeçare.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se kjo ka aktivizuar Policinë që t’i intervistojë viktimën dhe personin e rritur me të cilin bashkëjeton për më shumë se një vit.
Bazuar në dëshminë e të miturës, ajo dhe i dyshuari bashkëjetojnë që një vit e gjysmë dhe sipas saj, ata më parë kishin qenë të dashur dhe kanë vendosur që jetën ta vazhdojnë së bashku.
Lexo edhe:
Jori del me bikini, Kristi nuk lë Luizin ta shikoj: Mos bëj sikur s’ke parë femër
Po ashtu në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit edhe 22-vjeçari, i cili ka deklaruar njësoj si vajza e mitur.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Bashkësia jashtëmartesore me personin nën 16 vjet’.