Gazetari Berat Buzhala ka analizuar situatën në Veri të vendit tonë duke hedhur një mal kritikash ndaj Qeverisë Kurti dhe gjithë atyre që mendojnë se mund të shtrijnë sovranitetin e tij në veri pa Amerikën.
Buzhala madje ka hedhur dyshimin se çdo formë tjetër e veprimit pa Amerikën e përshpejton ndamjen e Kosovës, e që sipas tij, ndoshta është edhe qëllimi i kësaj qeverie.
Për më shumë ja postimi i Berat Buzhalës në Facebook
Kur Amerika thote “mos e tensiononi situaten ne veri te vendit” dalin shqiptaret e thojne “po dojna me e shtri sovranitetin cep me cep te Kosoves”.
Shume mire. Shtrijeni.
Kur serbet mobilizohen, sigurisht duke i pase pas vetes strukturat kriminale, dalin shqiptaret e thojne “po na sulmojne serbet”.
Po ju a jeni trullana a cka jeni?
Po ju a e dini qe pa Ameriken asnje centimeter nuk mundni me e shtri sovranitetin? E tash cka po shpresoni, qe keni me e detyru Ameriken me bo veprime te paplanifikume a? Qe ka me thane Amerika “hajt masi jane teke shqiptaret”.
Kjo eshte marrezi dhe asgje me shume. Normalisht qe kane me i sulmu gazetaret, kane me i sulmu policet, e Xhelal Sveqla nuk ka me mujte me i mbrojte.
E vetmja forme reale per me e rujte kontrollin ne veri eshte ne bashkepunim me SHBA’te. Çdo forme tjeter eshte idiotike, nuk con kurrkund, edhe vec e pershpejton procesin e ndamjes se Kosoves. Ndoshta ky edhe eshte qellimi i kesaj qeverie.