Gazetari Parim Olluri ka kritikuar deputetët të cilët sipas tij kanë përfituar nga shteti duke gënjyer për vendbanimin e tyre. Të tillët ai i quan mashtrues.
“Benefitet e tyre janë bajagi të çuditshme. E kam parë nëpër rregullore që shkruan që marrin mëditje për pjesëmarrje në seancë, marrin mëditje për pjesëmarrje në Komisione. Realisht pjesëmarrja në seancë dhe pjesëmarrja në komisione është puna e deputetit. Qysh merr mëditje shtesë për punën bazë”, tha Olluri.
“S’di çka thotë njeri për këta llaskuça. Kjo e shpërfaqë llaskuçerinë e këtyre njerëzve që përpiqen me i mashtruar votuesit e tyre s’ka se si të jenë ndryshe veç se mashtrues”, shtoi ai.
“Pse janë mashtrues për mendimin tim? Sepse në Kosovë është bërë trend që nëpër fushata zgjedhore e në fillime të mandateve me u treguar sa më i varfër. Është njëfarë kulture që me u tregu sa më i varfër, njëfarë gare mes tyre që me u tregu para qytetarëve”, tha Olluri.
“Partia në pushtet është me e suksesshmja për t’i mashtruar qytetarët e Kosovës kinse këta nuk janë njerëz të xhipave por janë njerëz që i duan trotuaret, duke u bazuar në deklaratat e kryeministrit Kurti, tash po goditet për shkak të mashtrimeve të tyre politike”, theksoi Olluri.