Partia Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme, ku 30 qendra do të shkojnë në votime.Vendimi erdhi nga Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së.
Këtë e ka bërë të ditur funksionari i LVV-së, Valon Hoti i cili në Facebook u ka bërë thirrje anëtarëve të kësaj partie që të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor.
Lëvizja Vetëvendosje është partia më e madhe në vend dhe udhëheqë me ekzekutivin.