Vetëm një kompani në Kosovë, “Kosmonte Foods”, është shpallur investitor strategjik nga Kuvendi i Kosovës deri më tani. Kosmonte mori këtë status me ardhjen e qeverisë së re të Kosovës, Qeverisë Kurti II. Qeveria, më saktësisht Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e udhëhequr nga Rozeta Hajdari e priveligjoi këtë kompani duke i dhënë tokë, pronë e shtetit, për 99 (nëntëdhjetë e nëntë) vjet. Por, shkelje e kushteve të kontratës, tentim për këmbim prone në mënyrë të kundërligjshme, padi nëpër gjykata, hetime në polici e të tjera, e karakterizojnë kronologjinë e “Investitorit Strategjik të Qeverisë Kurti”.
Në formë të detajuar, Periskopi ka bërë një hulumtim – duke siguruar dokumente që datojnë nga viti 2010 e deri te nënshkrimi i kontratës nga ministrja Rozeta Hajdari
Si filloi e gjitha – Kompania “Kosmonte Foods” kërkon tokë me qera nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës (APK)
Kompania “Kosmonte Foods”, kishte aplikuar në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës (agjenci në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural) për marrjen e një toke pyjore në shfrytëzim të përkohshëm, e ku Komisioni për shqyrtimin e kërkesave kishte konstatuar në vendin e ngjarjes se Kompania i përmbush kriteret. Të njëjtit rekomandojnë Kryeshefin Ekzekutiv, Muzafer Luma, për aprovimin e kësaj kërkese
filloi e gjitha – Kompania “Kosmonte Foods” kërkon tokë me qera nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës (APK)
Kompania “Kosmonte Foods”, kishte aplikuar në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës (agjenci në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural) për marrjen e një toke pyjore në shfrytëzim të përkohshëm, e ku Komisioni për shqyrtimin e kërkesave kishte konstatuar në vendin e ngjarjes se Kompania i përmbush kriteret. Të njëjtit rekomandojnë Kryeshefin Ekzekutiv, Muzafer Luma, për aprovimin e kësaj kërkese.
Më datë 20.01.2010, Luma kishte aprovuar kërkesën sipas rekomandimit dhe kishte nënshkruar kontraten, pёr shfrytëzimin e pёrkohshёm tё tokёs pyjore me qira për 5 vite pёr ngritjen e objektit montazh, frigorifer (me objekte dhe ambient pёrcjellёs) pёr ruajtjen dhe kujdesin e pёrkohshёm tё gjёrave ushqimore me shumicё, tё ngast.kad.nr. 22-3 nё sipërfaqe prej: 04.35.38 ha (43,538 m²).
Më datë 20.11.2013 kishte bërë kërkes me shkrim që ti lejohet marrja në shfrytëzim të perkohshëm të tokës pyjore për mbjelljen e kulturave bujqësore në siperfaqe prej 4,18.06 ha.
Më datë 20.11.2013, Komisioni profesional i APK-së, kishin shqyrtu kërkesen në vendin e ngjajes ku kishin konstatuar se “Kosomonte Foods” i plotëson kushtet ligjore dhe përmes rekomandimit kishte kërkuar nga Kryeshefi në APK aprovimin e kërkesës.
Më datë 13.12.2013 në bazë të rekomandimit të komisionit jepet Pëlqimi dhe lidhet kontrata për shfrytëzimin e përkohshëm të tokës pyjore për 5 vite me çmim 50 euro për/ha.
Në vitin 2015, kompanisë do t’i mbaronte kontrata, por kërkon vazhdimin e saj
Më datë 20.01.2015, Kompania “Kosmonte Foods” SH.P.K, përfaqësuar nga Lulzim Begaj, paraqiti sërish kёrkesё për vazhdimin e kontratёs së njëjtë, atë të datës 20.01.2010. Komisioni i Agjencionit të Pyjeve i rekomandoi kryeshefit të APK-sё të aprovoj kërkesën për vazhdimin e kontratës së njëjtë. Kështu, me datë 17.06.2015 jepet pëlqimi për shfrytëzimin e përkohshëm të tokës pyjore për 5 vite të tjera, me kushte të njëjta si ajo e 2010’es.
Kompania Kosmonte Foods bën shkeljen e parë të kontratës
Më datë 24.08.2017 – Drejtoria Koordinuese Rajonale e APK-së në Prishtinë e cila është e obliguar ta bëjë monitorimin e zbatimin e kontratave kishte dal në teren dhe kishte bërë verifikimin e ngastrave të cilat ishin dhënë në shfrytëzim të përkohshëm NTT’Kosomonte Foods” . Drehtoria kishte konstatuar se në ngastren 22-03 janë duke u ndërtuar dy objekte me material të fortë, njëri me sipërfaqe 0.74,21 /ha dhe tjetri në sipërfaqe prej 2.070 /ha kurse ngastra 25 – 0 nuk është ende duke u shfrytëzuar edhe pas dy viteve nga nënshkrimi i dytë kontratës.
Për shkak të këtyre shkeljeve të kontratës, DKR merr një vendim me të cilin Kosmontes urdhërohet për ndërprerjen e përkohshme të punimeve deri në sqarimin e kushteve sipas kontratës.
Më datë 31.10.2017, Drejtoria Koordinuese e Prishtinës e lajmëron rastin (me nr.220/2017) në APK dhe në përgjigjen e Drejtorisë Ligjore në APK më datë 10.11.2017 është kërkuar që Drejtoria Koordinuese e Prishtinës t’i ushtroj të gjitha përgjegjësit, kompetencat dhe obligimet ligjore në marrjen e masava nga konstatimet e parregullsive eventuale të cilat janë në punën e këtij operatori duke përfshirë edhe kushtet e kontratës.
Pas kësaj, Inspektorati i pyjeve me datë 13.03.2019, kishte nxjerrë vendim ku kishte kërkuar nga DKR marrjen e masave ligjore për moszbatim të kushteve të kontratës nga kompania.
Më datë 21.03.2019 bëhet padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës për shkak të shkeljeve të kushteve (dok.)
Në këto kohë sa ende ka qenë duke u shqyrtuar për masat që do merren ndaj kompanisë, “Kosmonte Foods” vepron ‘pas shpines’ së APK-së, duke tentuar që përmes Komunës së Fushë Kosovës dhe ish-ministrit Nenad Rikalo të bëjë ndërrimin e pronës.
“Kosmonte Foods”, Komuna e Fushë Kosovës dhe ministri Rikallo në ballafaqim me Agjencinë e Pyjeve të Kosovës (APK) për këmbimin e pronës rreth 20 milionëshe
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, më datë 17.08.2018 me kërkesë të “Kosmonte Foods”, i propozon Kuvendit të Komunës që të aprovojë kërkesën për dhënien e pëlqimit për ndërrimin e pronave që i përkisnin MBPZHR-së e që i kishte me qera në shfrytëzim nga APK-ja.
Më datë 26.09.2018, Kuvendi Komunal i Fushe Kosoves jep pëlqimin me nr.137 për subjektin afarist “Kosmonte Foods’ per realizimin e procedurave për ndërrimin e destimin e pronës së kërkuar. Pëlqimi ishte nënshkruar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës dhe më datë 08.10.2018, dhe u përcjell në MAPL për vlersim te ligjshmërise.
Më 09.10.2018, MAPL ka pranuar ‘Pëlqimin’ e Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës për “Kosmonte Foods” që i mundëson realizimin e e ndërrimit të pronës, e të cilën e ka përcjell në Ministrinë e Bujqësisë (MBPZHR) si organ kompetent për shqyrtimin e aktit Administrativ të Komunës së Fushë KosovëS të datës 09.10.2018.
Pas disa javësh MBPZHR i Përgjigjet MAPL në kërkesën e tyre për vlerësimin e ligjshmërisë së aktit të komunës për Kosmonte Foods, duke konstatuar se akti i komunës së Fushë Kosovës është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi dhe si i tillë nuk mund të prodhojë efekte juridike.
Në po të njëjtën ditë, më 05.11.2018, ish-ministri Nenad Rikalo, kishte lëshuar një urdhëresë për Zyrën Ligjore dhe APK-në, “nën detyrimin e MBPZHR-së si në vijim:
- Kontrollimi i përmbushjes së kërkesave ligjore për shkëmbimin e pronës së paluajtshme të kërkuar nga kompania Kosmonte Foods;
- Identifimi dhe verifikimi i pronës për shkëmbimin e identifikuar. Se në parcela nuk ka objekte dhe ne nuk kemi në plan të ndërtojmë në këto vende”.
Burime të Periskopit kanë treguar se Kosmonte kishte provuar që ta bënte këmbimin e pronës edhe përmes ish-minstrit Nenad Rikalo. Periskopi mëson se ministri i kishte ftuar dy zyrtarë të lartë të ministrisë te cilëve iu kishte kërkuar që të merret parasysh kërkesa e kompanisë për ndërrimin e pronës. Megjithatë, të njejtit nuk i ishin bindur minsitrit Rikalo, duke e ia bërë të ditur që ekziston një vendim për ndalimin e përkohshem të ndërrimit të pasurisë së paluajtshme të ministrisë – Agjencise Pyjeve te Kosoves.