“Prishtina vazhdimisht shpërblehet për jokonstruktivitetin dhe lëvizjet e njëanshme, ndërsa kërcënon ata që janë korrekt si Serbia”, ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se dialogu me Beogradin nuk është prioritet i tij, se kurrë nuk do ta formojë Asociacionin e Komunave Serbe dhe se nuk i intereson, Daçiq tha se kjo duhet të shqetësojë ndërkombëtarët shumë më tepër se Beogradin.
“Ai pështyn drejtpërdrejt mbi integritetin e BE-së – Marrëveshja e Brukselit është nënshkruar nga Catherine Ashton dhe Hashim Thaçi. Interesi i BE-së është të ruajë autoritetin e saj”, tha Ivica Daçiç në Lodz, ku sot fillon Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të OSBE-së.
Daçiq gjithashtu thekson se “çështja e një marrëdhënieje selektive lind kur merret parasysh se Prishtina vazhdimisht do të shpërblehet për lëvizjet e saj jokonstruktive dhe të njëanshme – siç është vendimi për liberalizimin e vizave apo paraqitjen e kandidaturës për anëtarësim në BE, ndërkohë që kërcënon. ata që janë korrekt si Serbia”, shtoi ai.
Daçiq përmendi gjithashtu se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, i ka treguar problemet me të cilat ballafaqohet Beogradi – me refuzimin për të zbatuar atë që është rënë dakord, gjë që paralizon plotësisht mundësinë e përparimit në dialog.
“Nuk mund të flasim për marrëveshje të reja pa e hedhur në ujë të vjetrën”, tha Daçiq për RTS.