Deputetët e VV-së kanë arritur të parët për seancën e orës 22:00
Në pamjet e publikuara shihen deputetë të VV-së bashkë me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, i cili me shaka teksa bisedon rrugës disa personave iu thotë “mirëmëngjesi”
Në seancën që pritet të vazhdojë nga ora 22:00 temë diskutimi do të jetë raportimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në lidhje me marrëveshjen e 27 shkurtit.