Ukraina pretendon se deri më tani i ka vrarë 21,200 personal ushtarak të Rusisë që nga nisja e agresionit të saj në territorin ukrainas.
Në të dhënat e përditësuara që po i shpërndan Ministria e Jashtme e Ukrainës thuhet se Rusia pësoi edhe humbje të mëdha në artilerinë ushtarake.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se Rusia është duke bombarduar infrastrukturën civile në qytetin verilindor të Kharkivit.
“Okupatorët rusë vazhdojnë të gjuajnë mbi infrastrukturën civile të Kharkiv dhe rajonit përreht”, tha Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv.
“Gjatë ditës, pushtuesit shkaktuan 56 goditje, si rrjedhojë mbetën të vdekur dy persona dhe 19 të tjerë u plagosen”.
Civilët në Kharkiv kanë duruar granatime të rënda për ditë të tëra. Në këtë rajon është vendosur orë policore.