Sa herë në javë duhet të bëjmë dush? Jo shumë shpesh thonë dermatologët. Dr. James Hamblin shprehet se larja e përditshme nuk i bën dobi lëkurës kur nuk është e nevojshme. Sapunët janë krijuar për të hequr jo vetëm papastërtitë, por edhe sebumin nga lëkura.
Po kështu edhe shampot, të cilat largojnë vajrat esencialë nga flokët. Rezultati është lëkurë dhe flokë të thatë. Në fakt, sa më i ngrohtë të jetë uji që përdorni dhe sa më fort ta fërkoni lëkurën, aq më shumë ka të ngjarë të zhvilloni lëkurë të thatë.
Megjithatë, ai nuk ka nevojë të lahet aq shpesh. Këto rekomandime lidhen me nevojat e lëkurës, por edhe me faktin se sistemi imunitar i fëmijëve ka nevojë për njëfarë ekspozimi ndaj mikroorganizmave si bakteret, që të rritet siç duhet./Botapress.info/