• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Rusia reagon për zhvillimet në veri, ka një kërkesë për KFOR-in

nga Bota Press
14 Tetor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Moska zyrtare ka reaguar pas situatës së djeshme në veri të Kosovës, duke i dalë, sikurse tradicionalisht, në mbrojtje pozicionit të Serbisë.

Përmes një deklarate, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i ka dënuar veprimet e autoriteteve të Kosovës në lidhje me aksionin e policisë në veri të vendit.

Sipas Rusisë, Kosova me këto aksione ka për qëllim “të rrisë serbofobinë” dhe ishte për efekt të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

“Dënojmë me vendosmëri gjepurat e udhëheqësve shqiptarë të Kosovës të cilët ndihen të pandëshkueshëm dhe përdorin çdo justifikim për të arritur një rritje të serbofobisë në komunitetin lokal para zgjedhjeve të 17 tetorit, dhe e përdorin këtë valë për të siguruar një epërsi të forcave ultra-nacionaliste, të paafta për negociata”, tha zëdhënësja e MPJ-së ruse, raporton Zeri.info.

Ajo vuri në dukje se “kursi agresiv i Prishtinës” me pëlqimin e vendeve perëndimore, vetëm e ndërlikon dialogun “veçse problematik” me Beogradin.

“Paralajmërim: kjo linjë e Prishtinës dhe reagimi i dobët i ‘kuratorëve’ të saj të jashtëm pashmangshëm, shkaktojnë degradim në një konflikt të hapur dhe shkatërrojnë parakushtet për dialogun veçse të ngecur midis palëve”, thuhet në deklaratën e saj, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Zëdhënësja nënvizoi se kosovarët shfaqin demonstrativisht mosgatishmërinë e tyre për të “hequr dorë nga planet e tyre agresive, që synojnë pastrimin e krahinës nga banorët joshqiptarë duke krijuar kushte të papërballueshme jetese”.

“Është e qartë se ‘qeveria’ radikale e [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit nuk e konsideron veten të lidhur me asnjë marrëveshje dhe injoron hapur edhe ata në Perëndim të cilët vazhdojnë të lobojnë për legalizimin ndërkombëtar të pavarësisë ilegale të Kosovës, të shpallur në mënyrë të njëanshme”, tha Zakharova.

Në fund, MPJ-ja ruse kërkoi nga KFOR-i të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe “të ndalojnë radikalët e pashpresë shqiptarë të Kosovës”.

“Ne kërkojmë që Forca e Kosovës (KFOR-i, sqarim i ‘Zërit’) të përmbushë mandatin e saj në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB së dhe të ndalojë radikalët e pashpresë shqiptarë të Kosovës. Ne vlerësojmë se kontingjenti ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO-ja është plotësisht përgjegjës për të siguruar paqe dhe siguri në rajon”, përfundoi Zakharova, percjell Botapress.info

Tags: KFORRusiaVeriu

Të ngjashme

Kuriozitete

Mjeku shqiptar jep alarmin: Mos e bëni seksi oral e anal, rrezikoni kancerin

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Lajme

Ato e nisën karrierën me muzikë argëtuese, përfunduan në “tallava” dasmash!

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Diaspora

Sukseset dhe të arriturat e ambasadorëve të kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në Skandinavi

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Botë

Ish-Presidenti Trump hetohet për shkelje të mundshme të ligjit të spiunazhit

nga Bota Press
13 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Mjeku shqiptar jep alarmin: Mos e bëni seksi oral e anal, rrezikoni kancerin
  • Ato e nisën karrierën me muzikë argëtuese, përfunduan në “tallava” dasmash!
  • Sukseset dhe të arriturat e ambasadorëve të kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në Skandinavi
  • Ish-Presidenti Trump hetohet për shkelje të mundshme të ligjit të spiunazhit
  • Katër ministri të Kurtit pa asnjë cent investime kapitale për 6 mujorin e parë të vitit 2022

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.