Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas deklaratës së zv.kryeministrit Besnik Bislimit, i cili tha se ikja e qytetarëve nga vendi është “diçka normale”.
“Për të normalizuar: migrimin, mbrojtjen e zyrtarëve të korruptuar, krizat ekonomike, nepotizmin, hipokrizinë, etj, vazhdojnë te manipulojnë, pa fije turpi. Migrimi i dy viteve të fundit në Kosovë, nuk është migrim pa arsye. Është migrim i humbjes së shpresës, është migrim i kostove të paperballueshme të jetesës”, ka shkruar ai.
Rukiqi ka thënë se qytetarët që kanë ikur nga Kosova për dy vite nuk kanë parë asnjë program edukativ, asnjë shërbim të mirë shëndetësor dhe asnjë program që iu mundëson punësim.
“Këta qytetarë që po migrojnë, për dy vite, nuk e kanë parë asnje projekt zhvillimor në vendbanimet dhe lagjet e tyre, asnjë shërbim më të mirë shëndetsor, asnjë program edukativ që ju mundëson punësim. Kanë parë vetëm rritje çmimesh dhe retorike boshe”, ka shkruar Rukiqi.