Që nga pas lufta e gjerë në vitin 2021 janë bërë investime kapitale në ndërtimin e rrugëve në Kosovë.
Pasi që investimet janë në vijim, ende nuk është bërë ri klasifikimi i rrugëve. Klasifikimi i rrugëve, sipas standardeve të ndërtimit bëhet nga bordi i drejtorive përkatëse, raporton Botapress.info
Agjencia e Statistikave të Kosovës nga Ministria e Infrastrukturës për vitet 2009 dhe 2010 ka marrë vetëm ndryshimet në gjatësinë e rrugëve Nacionale dhe Regjionale kurse duke filluar nga viti 2011 e këndej ka filluar të pranojë edhe të dhënat për kategorinë – Auto udhë.
Kështu gjatë vitit 2011 ka pasur gjithsej 38 km Auto udhë të reja, në vitin 2012 kësaj i janë shtuar edhe 22.4 km.
Gjatë vitit 2013 po ashtu janë shtuar edhe 17.6 km, në vitin 2016 janë shtuar 20 km, ne vitin 2017 janë shtuar 10 km , në vitin 2018 janë shtuar 11 km, kurse ne vitin 2019 janë shtuar 18.1 km.
Tani gjatësia e Auto udhës gjithsej është 137.2 km. Në vitin 2018 janë shtuar 11.3 km rrugë Nacionale, ne vitin 2019 janë shtuar 23.4 km, ne vitin 2020 janë shtuar 90.00 km dhe tani gjatësia e rrugëve Nacionale është 755.2 km.
Në vitin 2015 janë shtuar 10.3 km rrugë Regjionale, në vitin 2018 janë shtuar 8.9 km, kurse ne vitin 2019 janë shtuar 195.5km. Gjate vitit 2019 dhe 2020 kanë ndodh disa kategorizime dhe ri-kategorizime te rrugëve. Disa rruge lokale janë kategorizuar ne rruge regjionale por dhe nga rruga regjionale janë ri-kategorizuar ne rruge nacionale, dhe tani gjatësia e rrugës Regjionale është 1,486.3 km.
Sipas të dhënave të prezantuara vërehet se në vitin 2021 në territorin e Kosovës kemi 2,432,40 km, ku në kategorinë e rrugëve Auto udhë janë 6 %, Nacionale 31 %, ndërsa 61 %, Regjionale dhe 2 % janë rrugë Lidhëse.
Nga tabela e mësipërme vërehet se në vitin 2021 nga gjithsejtë 2,432,40 km rrugë, apo shprehur në përqindje 96 % janë rrugë të asfaltuara, ndërsa 81 km apo 4% e rrugëve janë të pa asfaltuara. /Botapress.info/