Policia bregdetare greke ka shpëtuar rreth 100 emigrantë në det pranë ishullit Kythera. Sipas raportimeve nga mediat greke, operacioni i shpëtimit u krye mbrëmjen e 10 qershorit pasi anija që transportonte emigrantët u përball me vështirësi.
Të gjithë ata që ndodheshin në anije ishin në gjendje të mirë shëndetësore, njoftuan autoritetet greke.
Në vendngjarje kanë shkuar që në momentin e parë tre mjete të autoritetit portual, ndërsa pritet edhe një mjet lundrues në det të hapur.
Varka me vela, sipas informacioneve, pritet të dërgohet fillimisht në Diakofti të Kythirës, ndërsa më pas emigrantët do të transportohen drejt Neapolit të Lakonisë./Botapress.info/