Komuna e Tetovës, ka shpallur dy ditë më parë “Qytetar Nderi” Rifat Jasharin, në prezencë të shumë veprimtarëve kombëtarë dhe përfaqësuesve diplomatikë në vend.
Tragjike: Humb jetën në Slloveni 26-vjeçari nga Klina, dyshohet se u mbyt në liqen
Për shkaqe shëndetësore, Rifat Jashari nuk mundi të merr pjesë në këtë manifestim, në vend të të cilit, titullin qytetar nderi, e pranoi, djali i kryekomandantit Lulzim Jashari.
“Të flasësh për historinë, luftën, sakrificën dhe Lavdinë e familjes Jashari, e cila vuri themelet e shtetit të Kosovës është shumë e vështirë dhe më e pakta që mund të bëjmë ne sot është të përkulemi përpara kësaj vepre sublime. Historia e familjes Jashari mbetet historia më sublime, më e përveçme në vargun e përndritur të sakrificës për liri të Kosovës”, ka thënë kryetari i Tetovës Bilall Kasami.
E në nder të familjes Jashari dy ditë më parë në Sheshin Iliria Tetovë, është mbajtur edhe një koncert madhështor, ku morën pjesë yjet e muzikës popullore shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria.
