Albin Kurti momentalisht është duke e shpalosur platformën e tij për mandatin e ri 4 vjeçar në krye të Lëvizjes Vetëvendosje.
Por siç duket sondazhet e fundit ku partia e tij doli të ketë rënie në 37 %, e kanë frikësuar kryeministrin Kurti.
Ai fjalimin e tij e nisi duke i përmendur zgjedhjet. Duke thënë se nuk do të ketë zgjedhje të tjera përveç atyre në Vetëvendosje.
Sveçla humb betejën me ligjin, nxjerr vendim për ta rikthyer në punë Fadil Kodrën
“Ndoshta edhe e mbani mend këtë dimrin që shkoi kur ndokush edhe thoshte që në shtator ka zgjedhje, është e vërtetë që ka zgjedhje në Lëvizjen Vetëvendosje këtë të diel më 25 shtator. Andaj është mirë që të gjithë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”, tha Kurti në hyrje të fjalimit të tij, gjë që u miratua nga të qeshurat e aktivistëve të tij. /Botapress.info/