Tahiri tha se qeveria ka qenë e pasaktë dhe nuk ka dhënë argumente për refuzimin e këtij projekti që sipas tij po i dëmton marrëdhëniet bilaterale Kosovë – ShBA.
“Qeveria ka qenë jashtëzakonisht e pasaktë, nuk ka dhënë asnjë argument, të dhënat që i kemi si grup parlamentar janë shqetësuese dhe mbi të gjitha janë të dëmshme për Kosovën dhe me urgjencë duhet të kthehet ky vendim sepse si i tillë po i bën dëm Kosovës, si nga alternativat e energjisë po ashtu edhe marrëdhëniet bilaterale Kosovë – ShBA”, tha Tahiri.
Qeveria e Kosovës ka refuzuar një projekt amerikan për gazsjellësin që do ta lidhte Kosovën me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë në projektin e Gazsjellësit Trans-Adriatik./Botapress.info./