Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas sulmit mbi Policinë e Kosovës, ku është vrarë, rreshteri Afrim Bunjaku dhe një tjetër është plagosur.
“Gjatë natës ka mbetur i vrarë njëri prej policëve tanë hero, Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër është plagosur. Ky është një sulm i rëndë ndaj ligjit dhe rendit, dhe nuk është gjë tjetër veçse një akt terrorizmi dhe duhet trajtuar si i tillë. Ngushëllimet e mia familjes Bunjaku, ndërsa policit tonë të lënduar i uroj shërim të shpejtë. Opozitë dhe pozitë, duhet të jemi të gjithë të bashkuar në këto momente”, ka shkruar ai.