Rasti i 11-vjeçares, Haxhiu: Ka pasur dy dorëheqje, urojmë që të ketë edhe të tjera

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se sot në Kuvend do dorëzohet dokumenti për Vettingun. “Po e dorëzojmë në Kuvend një proces me peshë të madhe për ne si qeveri, për shtetin, por më së shumti për qytetarët. Në vazhdimësi jemi dëshmitarë të neglizhencës, mosveprimit dhe pandëshkueshmërisë”, tha Haxhiu.

Për rastin e 11-vjeçares, Haxhiu tha se presin edhe dorëheqje të tjera, pasi ka edhe zyrtarë tjerë që nuk i kanë kryer detyrat siç duhet.

“Ka pasur dy dorëheqje, dhe urojmë që të ketë edhe të tjera, pasi siç e  kuptojmë, ka edhe zyrtarë tjerë që nuk i kanë kryer detyrat siç duhet. Kam kërkuar dorëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Po të vepronte prokuoria me kohë, ata persona do arrestoheshim shumë më herët”, tha Haxhiu.

“Duhet të merren veprime ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk kanë kryer detyrat e tyre”, përfundoi ajo./Botapress.info/

ngjashme