Kryeministri i Republikës së Shqipërisë dhe reporterja e luftës në Kosovë, Christiane Amanpour kanë dërguar një urim special në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, nga konferenca e Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.
Siç shihet në videon e postuar nga Kryeministri Rama, reporterja , Christiane Amanpour ndihet shumë e gëzuar në këtë ditë feste për Kosovën dhe si duket në pamundësi për të qenë në Kosovë ajo ka zgjedhur një mënyrë të veçantë, nga një konferencë mjaftë e rëndësishme për të ardhmen e Evropës dhe Ballkanit për të uruar shtetin tonë.
Postimi i plotë:
“Me legjendën e CNN dhe reporteren e paharrueshme të luftës së Kosovës, Christiane Amanpour, një urim për pavarësinë e Kosovës”. /Botapress.info/