Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Strasburg të Francës, ku sot do të mbajë fjalim.
Ai ka ndarë pamje derisa shihet duke hyrë në objektin e Këshillit të Europës.Rama është pritur nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Tiny Kox.
“Me presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Tiny Kox”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkaq sot para nisjes, Rama ka postuar fotografi të të zhdukurve të Kosovës.
“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur…”, ka shkruar Rama në Facebook./Botapress.info/