Një grup prej dhjetra personash po marrin pjesë në protestën para ndërtesës së KEDS-it në Prishtinë.
Qytetarët po kërkojnë furnizim me rrymë pa reduktime ose shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor vendosi masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë.
Në një komunikatë që KEDS-i ka dërguar në adresë të qytetarëve, të martën e javës së kaluar, thuhet se kufizimet e furnizimit me energji elektrike vijnë pas udhëzimeve të KOSTT-it, për shkak të krizës energjetike.