Qendra e Mjekësisë Familjare në Likoc të Skenderajt nisi të renovohet në tetor të vitit të shkuar, por edhe pas 3 muajve, ende nuk është hapur.
Banorët për shërbime esenciale po detyrohen të bëjnë deri në 20 kilometra.Ndërsa, Arif Aliu, ish-përfaqësus fshati, Likoci ka treguar se kaq gjatë pa ambulantë nuk mbeti edhe në kohë lufte.
Në Komunën e Skenderajt thanë se kanë mbetur çështje ditësh kur QMF do të jetë përsëri aktive, raporton Botapress.
Kurse, nga ish pushteti i mëhershëm, e pranuan se renovimi nisi në tetor, por që përgjegjësia për hapjen e saj mbeti mbi pushtetin aktual që e ka PDK.