Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për manipulim të votave në Komunën e Malishevës, pasi disa kandidatë rezultuan të kenë përfituar qindra vota më shumë.
Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në komunë, duke përfshirë:
Identifikimin e personave përgjegjës,
Grumbullimin e informatave,
Sigurimin e provave relevante, të cilat lidhen me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Në njoftimin për media, Prokuroria thekson se mbetet e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe do të trajtojë çdo rast të dyshuar, me synimin e ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.
Prokuroria Themelore në Gjakovë po monitoron gjithashtu nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore, në kuadër të kompetencave të saj ligjore.



Të tjera
Shëndetësi
Cila është metoda për t’iu rikthyer gjumit pasi të zgjoheni natën?
Një mjek britanik ka ndarë një
Aktuale
Lumir Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Showbiz
E dashura e Bellinghamit ia vë “flakën” rrjetit me postimet e fundit
Ashlyn Castro, influencerja dhe e dashura