Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar pasi Komiteti i Rajoneve të Bashkimit Evropian miratoi Opinionin mbi Paketën e Zgjerimit 2025 pa fusnotën e Kosovës në fund të faqes, duke thënë se një veprim i tillë ngre shqetësime serioze.
Sipas tij, kjo madje nuk është as në përputhje me kornizën neutrale ndaj statusit, e cila është baza e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Gjuriqi theksoi në një postim në rrjetin social “X” se injorimi i kësaj reference të dakorduar vë në pikëpyetje marrëveshjet e arritura përmes dialogut dhe “rrezikon të minojë besimin e brishtë mbi të cilin bazohet procesi”.
Ai kujtoi se fusnota e Kosovës, e cila u vendos me Marrëveshjen e vitit 2012 për Përfaqësimin dhe Bashkëpunimin Rajonal me ndërmjetësimin e BE-së, është një formulim i balancuar me kujdes dhe i referohet qartë Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Respektimi i vazhdueshëm i modaliteteve të dakorduara më parë është i nevojshëm për të mbrojtur besueshmërinë e dialogut dhe për të ruajtur besimin midis palëve. Prandaj, Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në zbatimin e vazhdueshëm të një qasjeje neutrale ndaj statusit në të gjitha institucionet e BE-së dhe në çdo nivel angazhimi”, shkroi Gjuriq.
Komiteti i Rajoneve të BE-së e kishte miratuar Opinionin mbi Paketën e Zgjerimit 2025 në seancën e 5 marsit. Në këtë dokument thuhet, ndër të tjera, se për të siguruar koherencën institucionale dhe qartësinë politike, si dhe “për të reflektuar perspektivat evropiane të Kosovës”, terminologjia duhet të jetë në përputhje me atë të Parlamentit Evropian, duke ndërprerë përdorimin e emërtimit “Kosovë” me fusnotë në dokumentet e tij publike.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në